Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu thekson se gara për vendin e dytë tashmë është interesante.
Ai parashikon se LDK-ja mund të ketë rënie të madhe dhe të shkojë në të njëjtën përqindje sa AAK-ja.
VV sipas tij do të dalë partia e parë nga zgjedhjet.
“Besoj se gara për vendin e parë tashmë veç dihet, por kush do të jeta e dyta do të jetë interesante. LDK shkon në zgjedhje e dobësuar për shkak të sjelljeve ndaj Vjosa Osmanit. Nëse Isa Mustafa i prin listës kjo nuk do të jetë diçka e mirë për LDK-në. Mund të ndodhë që LDK-ja t’i afrohet për nga përqindja e votave AAK-së. Gara për vendin e dytë është shumë interesante.”, tha ai.
Ndryshe, dje Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, me arsyetimin se vota e deputetit Etem Arifi, nuk ishte e vlefshme, për faktin se ai ishte dënuar me vendim të plotëfuqishëm.
Gjykata Kushtetuese e ka urdhëruar presidenten Vjosa Osmani, që brenda 40 ditësh t’i shpallë zgjedhjet e reja.