Anëtari i VV-së, Xhelal Sveçla ka thënë se po të ndodhte një koalicion mes LDK-së, PDK-së, Nismës dhe AAK-së, atëherë do të ishte më e lehtë për subjektin e tij që të krijonte fitore bindëse.
“Do na lehtësohej puna po të ndodhte koalicioni PLAN”, ka thënë Sveçla.
“Ne do i mposhtim bashkë, kjo dihet. Do na lehtësohej pasi do ndesheshin e vjetra me të renë. Vazhdimësia e atyre që ndodhen deri më tani deri më sot. Do ishte më e lehtë edhe për votuesin.
VV ka vetëm një mundësi bashkëpunimi deri më tani. Kjo është vazhdimësi e bashkëpunimit të sinqertë që kemi pasur deri më tani me kryetaren e parlamentit“, shtoi ai.