Shefi i OKB-së për herë të parë emëron në krye të UNMIK-ut një femer, amerikanen Barrie Lynne Freeman

Aktuale

Shefi i OKB-së për herë të parë emëron në krye të UNMIK-ut një femer, amerikanen Barrie Lynne Freeman

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 06:49
Barrie Lynne Freeman

Sekretari i Përgjithshëm emëron Barrie Lynne Freeman të Shteteve të Bashkuara si Zëvendës Përfaqësues Special për Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka njoftuar sot kabineti i shefit të OKB-së redaksinë e gazetës zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres njoftoi sot emërimin e Barrie Lynne Freeman të Shteteve të Bashkuara si Zëvendës Përfaqësuesin e tij Special për Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Ajo pason Christopher Coleman të Shteteve të Bashkuara të cilit Sekretari i Përgjithshëm shpreh mirënjohjen e tij për shërbimin e tij të përkushtuar me UNMIK.

Risi, për herë të parë në historikun e misonin e OKB-së ne Kosovë, shefja e UNMIK-ut me “dy te mira” edhe femër edhe amerikane!

Kur është fjala rreth emërimeve të shefave të UNMIK-ut në Kosovë sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka sjellë një risi besa edhe një freski me emërimin e fundit me znj. Barrie Lynne Freeman me mision në Kosovë, meqë kjo është hera e parë pas 20 vitesh të pranisë së përfaqësuesve të OKB-së në Kosovë të emërohet një femër në krye të UNMIK-ut, njëkohësisht për herë të parë edhe një amerikane, ka shkruar gazeta zvicereane në shqip “Le Cantun27.ch” 

Znj. Freeman sjell në pozicionin e tij mbi 30 vjet përvojë të gjerë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Që nga viti 2018, Znj. Freeman ka shërbyer si Zëvendës Shef dhe Drejtore Politike në Zyrën e Ndihmës për Ndërtimin e Paqes në Departamentin e Çështjeve Politike dhe të Ndërtimit të Paqes.

Ajo gjithashtu sjell përvojë të vlefshme në terren si Shefe e Shtabit dhe, para kësaj, Drejtore e Çështjeve Politike, të Misionit Shumë-Përmasor të Stabilizimit të Integruar të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore (MINUSCA).

Gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” ka mesuar se para punës së saj me Kombet e Bashkuara, zonja Freeman shërbeu në poste të larta në Institutin Demokratik Kombëtar dhe në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara ku ajo mbajti pozicione të shumta në Washington D.C. dhe në Afrikë.

Znj. Freeman ka një diplomë Bachelor të Arteve nga Universiteti Tulane dhe ka përfunduar kurset e Masterit në Universitetin Georgetown. Ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat