Sot bëhen 31 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetar i parë i kësaj partie, është zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Presidenti Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë pari deri sa ndërroi jetë.
Për këtë përvjetor, ka folur edhe zyrtari i LDK-së, Anton Berisha.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se ish-presidenti Rugova arriti në mënyrë të pabesueshme me e ‘thy në kurriz’ ideologjinë sllavokomuniste ne truallin Dardan duke rikthyer miqësinë me oksidentin dhe duke na zbardhur fytyrën në botë.
Ja shkrimi i tij:
31 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës
****
Dr. Ibrahim Rugova, shkrimtari, filozofi e tradicionalisti i madh shqiptar apo si kam qef unē, me e thirr, BABLOKU I SHTETIT TË KOSOVËS,
Dr. Ibrahim Rugova, arriti në mënyrë të pabesueshme me e ‘thy në kurriz’ ideologjinë sllavokomuniste ne truallin Dardan duke rikthyer miqësinë me oksidentin dhe duke na zbardhur fytyrën në botë.
Për fatin e keq të tij e tonin, ai na la herët në këtë botë, duke lënë një zbrazëtinë ende të pakompensueshme dhe me pasoja të rënda për shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi.
Në rrugëtimin tim politik, intelektual e patriotik, ndjehem krenar që isha me Të, për të gjallë të Tij, dhe do të jem përherë në idenë tonë.
***