​100 pacientë me COVID-19 trajtohen në Spitalin e Pejës, 19 në gjendje më të rëndë

Aktuale

​100 pacientë me COVID-19 trajtohen në Spitalin e Pejës, 19 në gjendje më të rëndë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

100 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali njoftojnë se 4 pacientë janë në respirator CPAP, 66 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërsa gjatë 24 orëve janë shëruar 8 pacientë nga COVID-19.

“8 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 100 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 66 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 168 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat