Ish-kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valbona Bajrami, ka thënë se do t’i dhurojë 500 euro për ata që e rrahin gazetarin Valon Syla dhe e bëjnë për spital.
Një koment i këtillë është dhënë nga vetë ajo në ‘Facebook’-un e saj, teksa ka vendosur çmime të tjera për ata që, sipas saj, ia “huçin” definicionit të lirisë së shprehjes.
“Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 i ka prej meje dhe ka 100 për secilin banalist që ja dallashitë definicionit të fjalës së liër, me ofendime dhe paragjykime të randa. Atyne që ja u dhajnë ka një faklareshë, sepse ate që e thotë Valloni e konsiderojnë mendim, i kanë ka 10 euro. Që e kam harru naj nënkategori, ju kërkoj ndjesë”, ka shkruar ajo.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/23/auto_Valbone-11608718387.png)
Bajrami kishte kandiduar si deputete për Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet qendrore të vitit 2017.
azetari Valon Syla u sulmua gjatë ditës së djeshme në pikë të ditës në lagjen “Pejton” të kryeqytetit. Sulmi lidhet me punën e tij si gazetar.
Personi i dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas, zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.