Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar ndaj Lutfi Hazirit, i cili ka thënë se KQZ është fajtore për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se KQZ e ka pasur një aktgjykim të Gjykatës Supreme (i mirë, i keq, i drejtë, i padrejtë temë tjetër), që iu ka lejuar Etem Arifit e qindra të tjerëve të kandidojnë edhe pse të dënuar si në zgjedhje të përgjithshme ashtu ato lokale, përcjell Bota sot.
Miftaraj ka thënë se mos zbatimi i vendimeve të gjykatave të rregullta është vepër penale.
Postimi i tij i plotë:
Ngone talentin e quajtur Lutfi Haziri.
KQZ e ka pas një aktgjykim të Gjykatës Supreme (i mirë, i keq, i drejtë, i padrejtë temë tjetër), që iu ka lejuar Etem Arifit e qindra të tjerëve me kandidu edhe pse të dënuar si në zgjedhje të përgjithshme ashtu ato lokale.
Mos zbatimi i vendimeve të gjykatave të rregullta është vepër penale.