U.D e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me përfaqësuesit politik për arritjen e dakordimit për datën e zgjedhjeve.
Osmani pak minuta më parë është takuar me përfaqësues të Listës Serbe.
Takimi vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili urdhëroi shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Më herët gjatë ditës, Osmani është takuar me përfaqësues të AKR-së dhe Nismës.