Besnik Bislimi nga VV-ja, ka publikuar një sondazh të realizuar nga UBO, që i nxjerr ata të parët me 55 deputetë, PDK-në me 19 deputetë dhe LDK-në me 18 deputetë.
Pas këtij publikimi të sondazhit, ka reaguar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.
Ai është tallur me Bislimin, teksa ka thënë se këtu ka një problem matematikor.
Postimi i plotë:
Siç duket, Besnik Bislimi, është në garë serioze që të shpallet “politikani më qesharak” për vitin 2020.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 55 deputetë në zgjedhjet e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjithnjë sipas sondazheve.
Tash, këtu e kemi një problem matematikor dhe një gënjeshtër të madhe publike, nga Albin Kurti e deri te zyrtari më i vogël na kanë thënë se do t'i marrin 50% të votave.
50% e votuesve gjithnjë sipas Albinit me shokë me trendin aktual të daljes, nuk ja qet 55 deputetë.
Andaj, profesorin e nderuar të Ekonomisë e ftoj me mirësjellje që mos ta turpëroj veten më shumë e lë ta bëj matematikën vet, siç po shpresoj kërkon nga vet studentët e tij.
Në mes të deklaratës së Albin Kurtit dhe Besnik Bislimit, ekziston një diskrepancë, dikush këtu nuk po e thotë të vërtetën.