Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerrë sot vendimin që sektori i shërbimeve me qytetarë në administratën komunale të punojë edhe gjatë të shtunës dhe të dielës, shkruan Bota sot.
Ai këtë vendim e ka marrë pasi ka rritje të vëllimit të punëve dhe kërkesave me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve nga diaspora.
Kujtojmë se më herët Bulliqi mori vendimin që gjatë pauzave, zyrtarët komunal nuk do t’i lënë pa shërbime qytetarët.
Njoftimi i komunës:
Vendim për orarin e punës gjatë fundjavës
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim që sektori i shërbimeve me qytetarë në administratën komunale të punojë edhe gjatë ditëve të fundjavës (e shtunë e diel), për shkak të rritjes së vëllimit të punëve dhe kërkesave me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve nga diaspora.