“Serbia po armatoset, na po kënaqemi që po i marojmë shpijat e bukura”, vjen reagimi kundër Haradinajt

Aktuale

“Serbia po armatoset, na po kënaqemi që po i marojmë shpijat e bukura”, vjen reagimi kundër Haradinajt

Nga: A.Zh Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se derisa Serbia po furnizohet me municion, në Kosovë, po kujdesen se kush po e ndërton shtëpinë më të bukur.

“Ne po kënaqemi, qetu po i marojmë shpijat e bukura, e Serbia po armatoset me armë. Siguria është e para. Kur s’ke siguri, s’ke as kulturë, e as arsim e as kurgjo. Është ardhë koha konkret me shku në tema, e jo me fol paushall. Me fol këtë temë e atë temë’’, ka thënë ai në një debat televiziv.

Atij për këtë deklaratë I ka reaguar zyrtari I Lëvizjes Vetëvendosje Avni Zogiani. Ai ka thënë se Haradinaj ka shtëpi me mijëra metra katrorë në lagjen e njohur “Arbëria”, përcjell Bota sot.

“Thotë njeriu që në lagjen Arbëria ka shtëpinë prej mijëra metrash katrorë”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat