Deputeti Fikrim Damka nga Grupi 6+ pas takimit që e ka mbajtur me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhje.
“Edhe ne jemi pajtuar që kurdo që caktohet data e zgjedhjeve jemi të gatshëm”, tha Damka.
Damka ka thënë se vendet i kanë të garantuara në Parlament, prandaj s’do të bëjnë koalicion.
“Ne i kemi vendet e garantuara andaj edhe nuk do bëjmë koalicion me ndonjë parti”, u shpreh ai.