Avokati Tomë Gashi i cili njihet për afërsinë e tij me Lëvizjen Vetëvendosje, ka folur fjalë të mëdha për liderin e saj, Albin Kurtin.
Gashi përmes një postimi në Facebook, paska entuziazmohet, derisa shprehet se Albin Kurti do të jetë kryeministri më i votuar i të gjitha kohërave.
E këtë ai e lidh edhe me Shqipërinë, pasi që thotë Kurti do të jetë më i votuari prej që shqiptarët kanë shtet.
“Albini do të jetë Kryeministri më i votuar i të gjitha kohërave, prej që në Shqiptarët ?? kemi shtet!”, shkruan Gashi, përcjell gazeta “Bota sot”.
Gashi këto fjalë i ka thënë në mbishkrimin që i ka bërë një fotografie të Kurtit, derisa ishte në një vizitë në Shqipëri në kohën kur ishte kryeministër i Kosovës.
Albini do te jet Kryeministri me i votuar i të gjitha kohrave, prej qe ne Shqiptaret ?? kemi shtet!
Posted by Tomë V. Gashi on E mërkurë, 23 Dhjetor 2020