Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pasditen e sotme ka publikuar një fotografi të rrallë me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.
Haziri në Facebook ka shkruar, 31 vjet, besë dhe Shpresë për Republikë.
Kujtojmë se sot janë bërë 31 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetar i parë i kësaj partie ishte zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë parti deri sa vdiq.
Postimi i plotë i Hazirit:
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/23/auto_Capture1608734654.jpg)