Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se janë në rrugën e duhur, kur VV iu thotë që është koha të tërhiqen, përcjell Bota sot.
Gecaj ka thënë se si brenga e VV-së qenka mirëqenia e LDK-së.
Postimi i tij i plotë:
Je padyshim në rrugën e duhur kur nga LVV të thonë “... tanimë është koha të tërhiqeni ...”, në veçanti kur ata shtiren se “besojnë” se kjo e mundëson “... frymëmarrjen e demokracisë në LDK ...”! Merre ti me mend, brenga e tyre na qenka mirëqenia e LDK-së!