Kërkohet kthimi i Vjosa Osmanit në LDK: Të kandidojë për kryeministre!

Aktuale

Kërkohet kthimi i Vjosa Osmanit në LDK: Të kandidojë për kryeministre!

Nga: A.Zh Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
Lumir Abxhixhiku dhe Vjosa Osmani

Familja e Haki Imerit, veprimtar i vrarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Vjosa Osmani duhet të kandidojë për kryeministre me LDK-në.

Në një postim në Facebook, kjo familje ka thënë se nëse Osmani bashkohet me elektoratin e “përçarë” të LDK-së, kjo parti do të dalë e dyta në zgjedhjet e reja, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Në këtë kohë të vështirë për LDK-në, strategjia që do ta shpëtonte partinë nga fundosja është: Vjosa Osmani të emërohet përsëri kandidate për Kryeministre, sepse kështu bashkohet përsëri elektorati i përçarë i LDK-së dhe nëse LDK-ja nuk del e para sigurisht do të jetë e dyta, dhe të jetë partia e dytë në këto kohë të turbullta është fitore...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat