Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, përmes një fotografie ka përçuar një mesazh ndaj kundërshtarëve politik në 31 vjetorin e themelimit të partisë.
Ky mesazh si duket është edhe një paralajmërim për kundërshtarët politik pak para se me shkua në zgjedhje.
“Kala e pamposhtur. Urime 31 vjetori. Vazhdojmë…”, shkruan Abrashi në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.
Ndryshe, në fund të janarit ose fillim të marsit qytetarët do të votojnë.
LDK-ja pas humbjes në Podujevë, nuk i ka punët edhe aq mirë.
E në këto zgjedhje varët krejt se kush do t’i prij.
Një kandidat i mirë për kryeministër nga LDK-ja do të fuqizonte këtë parti, në kohën kur LVV-ja ka filluar një ngritje të paparë.