Zyrtare: Enver Hoxhaj kandidat i PDK-së për kryeministër

Aktuale

Zyrtare: Enver Hoxhaj kandidat i PDK-së për kryeministër

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:19
Enver Hoxhaj

Ashtu siç kishte raportuar "Bota sot" të martën, Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme paralmentare kandidat për kryeministër do të ketë kryetarin në detyrë të kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.

Ismaili para mediave kritikoi dy qeveritë e kaluara, Kurti dhe Hoti, duke thënë se kanë sjellur shumë dështime.

“Nga qeveria Hoti-Kurti kemi pasur dështime të njëpasnjëshme. Viti 2020 ishte i rëndë për ekonominë, mijëra punëtorë mbeten pa punë. Jam i lumtur të shpalosi vendimin tonë se kandidat për kryeministër i PDK-së, është Enver Hoxhaj”, tha ai.

Ismaili tha se Hoxhaj ka një karrierë të bujshme në politikë, dhe se PDK hynë në zgjedhje me një program të qartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat