Manaj: Sondazhi i Bislimit të LVV-së nuk është serioz për LDK-në

Aktuale

Manaj: Sondazhi i Bislimit të LVV-së nuk është serioz për LDK-në

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:46
Shkëmb Manaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Shkëmb Manaj, e ka konsideruar si jo-serioz sondazhin e realizuar nga anëtari i LVV’së, Besnik Bislimi, i cili e vë Vetëvendosjen shumë më përpara sesa partitë e tjera.

Manaj, për ‘Frontal’ ka thënë se sondazhi nuk ishte serioz, dhe se është projektim i Vetëvendosjes.

“Sondazhet janë të projektuara nga VV. Është vështirë që tash të matet elektorati i Kosovës, sepse ende nuk kemi hyrë në garë zgjedhore. Për neve ky sondazh nuk është serioz”, ka deklaruar ai.

Manaj, ndër të tjera, ka folur edhe lidhur me deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Faton Bislimit, i cili tha se LDK dhe Vjosa Osmani duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për të mirën e vendit.

“LDK është e unifikuar në kuadër të strukturave, ne besojmë që secili zyrtar duhet të japë kontributin e vetë që ta forcojë atë. Unë mendoj që kushdo që vlerëson se ka rrugë tjetër, atëherë është përcaktim i tyre. Unë konsideroj që secili zyrtar i LDK’së të jetë pjesë e listës së kësaj partie. Askush nuk mund të thirret në emër të LDK duke krijuar lista të reja”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat