Bashmir Xhema nga zyra për medie e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk është planifikuar më herët kandidatura e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, si kryeministër.
Xhema, ka thënë se përcaktimi nuk ka ndodhur përpara shkuarjes së ish-udhëheqësve të PDK’së në Hagë, për shkak se nuk është paraparë rrëzimi i qeverisë.
“Më herët nuk besoj që ka qenë e planifikuar që z. Hoxhaj të kandidonte si kryeministër. Mendoj që pritej që qeveria të rrëzohej. Mendoj që ajo çfarë po i ndodh PDK’së, pas shkuarjes së Thaçit dhe Veselit, është se ajo po kallëzohet si kohezive dhe bashkëpunuese. Z.Hoxhaj me nënkryetarët e partisë dhe anëtarët e kryesisë kanë pasur rol për Projektligjin për Rimëkëmbje, si dhe rolin e presidentit”, ka deklaruar ai.
Xhema ka thënë edhe se, në rezultatet që ka marrë partia e tij, ka rezultate frytdhënëse.