Mjeku nga Ferizaj Afrim Tasholli, ka humbur jetën nga Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës me anë të një njoftimi për media.
“Dr. Tasholli ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj. Kontribut të veçantë dha edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësisë “Elena Gjika” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Humb betejën me koronavirusin në moshën 54 vjeçare mjeku nga Ferizaji.
Ndahet nga jeta Dr. Afrim Tasholli.
Dr. Tasholli ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj. Kontribut të veçantë dha edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësisë “Elena Gjika”.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.