Enver Hoxhaj do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së.
Deputeti i kësaj partie Abelard Tahiri, ka thënë se, me kandidimin e tij për kryeministër, PDK-ja e ka marrë përsipër ta rikthejë Republikën në binarët e duhur.
“Për shtet me dinjitet e pushtet me legjitimitet, tashmë u pa qartë se ekziston vetëm një adresë: PDK!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Postimi në Facebook:
Me Enver Hoxhajn, Partia Demokratike e Kosovës iu ka dhënë qytetarëve profilin më korrekt e kompetent që mund ta prodhojë gara zgjedhore që kemi përpara. Me kandidimin e tij për kryeministër, PDK-ja e ka marrë përsipër ta rikthejë Republikën në binarët e duhur. Së bashku me të, ne do t’i ofrojmë Kosovës dhe qytetarëve të saj pa dallim, një platformë ku shteti do ta ketë në qendër qytetarin, e qytetari mirëqenien dhe zhvillimin. Për shtet me dinjitet e pushtet me legjitimitet, tashmë u pa qartë se ekziston vetëm një adresë: PDK!