Eksperti i ekonomisë, Dardan Sejdiu thotë se sektori i shëndetësisë është rreth 20 milionë euro më i vogël se në vitin 2020.
Sejdiu tregon se për SHSKUK-në, buxheti është zvogëluar me 15 milionë euro.
Ai shkruan se pushtetet po reduktojnë në shëndetësi edhe pse stafi shëndetësor edhe më 2021 do jetë vija e parë e frontit ndaj pandemisë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Buxheti i planifikuar për vitin 2021 për sektorin e shëndetësisë është për afër 20 milion euro me i vogël se në vitin 2020!
Ndërsa për Shërbimin Spitalor dhe Klinik të Kosovës buxheti është më i vogël për 15 milion euro!
Stafi shëndetësor edhe në vitin 2021 do të jenë vija e parë e frontit në luftën kundër pandemisë, ndërsa pushtetet (pa përjashtim) reduktojnë aty ku nuk duhet!
Çka i thuani kësaj pune miq?