Gazetari Valon Syla i cili është sulmuar fizikisht dje në Prishtinë ka treguar krejt gjendjen se si ka ardhur deri tek ky sulm.
Syla tha se ai fillimisht e ka pyetur se ‘ a është ai Valon Syla?’, e për këtë, ai ishte përgjigjur që ‘Jo’.
Pastaj ai tregon se si e ka kapur për dore dhe i ka thënë që të mos dalë kurrë në television e as të flasë kurrë.
“I thash ‘okej ma m’shove, u kry tash, por ai donte hala mem rrok”, tha Syla.
Syla është sulmuar sot rreth orës 12:00 në lagjen Pejton në Prishtinë. Madje në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.