Ish-kryetarja e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas lajmit për zgjedhjet e reja në Kosovë.
Ajo ka kërkuar nga KQZ-ja, që urgjentisht të përgatisë dhe të botojë në faqen e saj dokumentacionin që duhet plotësuar nga mërgata për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, përcjell Bota sot.
Sipas saj, çdo vonesë në këtë drejtim, paraqet shkelje të rëndë të së drejtës që na e garanton Kushtetuta e Kosovës.
Postimi i saj në Facebook:
Kërkojmë nga KQZ-ja që urgjentisht, më së voni deri në fund të kësaj jave, të përgatisë dhe të botojë në faqen e saj dokumentacionin që duhet plotësuar nga mërgata për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Nuk ka asnjë nevojë që për hapin e parë, pra regjistrimin e votuesve, të pritet deri sa të kryhen formalitetet rreth këtyre zgjedhjeve.
Çdo vonesë, e qëllimshme apo jo, paraqet një shkelje të rëndë të së drejtës që na e garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës!
