Hoxha nga Drenasi Osman Musliu, është përfshirë në debatin për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Ai ka publikuar një fakt se si gazetari Syla, kishte përkrahur thirrjen për dhunë ndaj tij në rrjetet sociale, përcjell Bota sot.
Hoxha ka thënë se dihet se kush është Syla dhe sa ka vlerë.
Postimi i tij në Facebook:
Sa i përket këtij zotëriut (Valon A Syla), pseudo heroit të fjalës së lirë, po ua ofroj vetëm një fakt ku ai e mbështet thirrjen për dhunë ndaj meje. Mos të na shitet melaqe se të njohim kush je e sa vlerë ke.