​Ndahet nga jeta veprimtari Nezir Gashi

Aktuale

​Ndahet nga jeta veprimtari Nezir Gashi

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 23:32
Nezir Gashi

Ka vdekur veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Nezir Gashi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili e ka vlerësuar si një njeri të urtë e punëtor që tërë jetën ia kushtoi kauzës tonë për liri dhe pavarësi.

Ky është statusi i Mustafës:

Sot, në 31 vjetorin e themelimit të LDK-së, me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta bashkëpunëtorit tonë dhe veprimtarit të palodhshëm të LDK-së, Nezir Gashi.

Veprimtarin Nezir Gashi do ta kujtojmë çdo herë si atdhetar, intelektual, njeri të urtë e punëtor që tërë jetën ia kushtoi kauzës tonë për liri dhe pavarësi.

Vdekja e tij nuk është humbje vetëm për familjen por edhe për të gjithë miqtë, Komunën e Pejës dhe LDK-në.

Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Gashi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Pejës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat