Avokati Besnik Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili e shpalli të pavlefshëm votën e deputetit Etem Arfiti, me ç’rast vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Berisha tha se as Albin Kurti e as askush tjetër i cili është i dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit nuk ka të drejtë të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.
“As Albin Kurti as asnjë qytetar i Republikës së Kosovës i cili është i dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit nuk ka të drejtë të jetë kandidat për deputet”, tha Berisha.
Të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese mori shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.