Analisti Petrit Zogaj, ka thënë se nominimi i Hoxhajt për KM nga PDK është lëvizje përpara.
Ai ka thënë se LDK do të duhej të vepronte kështu me Kujtim Shalën e AAK me Ardian Gjinin, nga VV Kurti, Vjosa Osmani nga iniciativa e saj dhe Mimoza Kusari Lila dhe kështu nuk duket aspak pamje e keqe, përcjell Bota sot.
Sipas tij, do të ishte interesant që të jenë në debat të gjithë këta njerëz dhe të shihet se si e shohin ata Kosovën në vitet në vijim.
Postimi i tij i plotë:
Me thënë drejt, edhe pse i detyruar nga rrethanat, nominimi i Hoxhajt për KM nga PDK është lëvizje përpara.
Tash, nëse LDK do ta bënte të njëjtën gjë me Kujtim Shalën, AAK me Ardian Gjinin, e që njëkohësisht duke besuar që Albini është nga LV, Vjosa nga iniciativa e saj dhe Mimoza Kusari, nuk po duket pamje e keqe. Në fakt, kishte me qenë interesant me i pa këta njerëz në një debat dhe me pa se si e shohin shtetin e Kosovës në vitet në vijim.
Me një fjalë, nëse kjo do të ishte lista, kisha me thënë që ka një progres të pranushëm.
Duhet me thënë në fund që fituesi i zgjedhjeve nuk diskutohet.