Avokati i Qeverisë e cila u rrëzua me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Berisha, i ka thurur lavde kandidatit të PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajt.
Berisha të mërkurën në DPT te Fidani në T7 ka thënë se Hoxhaj është opesioni më i mirë i PDK-së për kandidat për kryeministër.
“Është opsion i mirë. Tash për të folur nga perspektiva që e njoh personalisht. E vlerësoj, e çmoj. Është një intelektual, është një njeri i konsoliduar për mandatin që i është ofruar”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, PDK-ja s’ka mundur të ketë kandidat më të mirë në rrethanat nëpër të cilat po kalon.
“Mendoj që PDK-ja nuk ka mundur dhe nuk mund të bëjë zgjedhje më të mirë se ai në rrethanat në të cilat është duke kaluar tani partia”, ka thënë Berisha.