Haxhiu sqaron deklaratën e saj dhe të Konjufcës për koalicionin me PDK-në, kjo është e vërteta

Aktuale

Haxhiu sqaron deklaratën e saj dhe të Konjufcës për koalicionin me PDK-në, kjo është e vërteta

Nga: M.H Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Albulena Haxhiu

Deputetja nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me deklaratën e saj dhe të bashkëpartiakut Konjufca.

Haxhiu u shpreh që nuk kanë kundërshtuar njëri-tjetrin pasi e kanë thënë të njëjtën gjë mirëpo e kanë thënë në mënyra të ndryshme, transmeton “Bota sot”.

Ajo u shpreh që njëri në përpjekje për të vënë në pah se tash gjendemi në një kontekst të ri politik në të cilin PDK është e parëndësishme që Lëvizja t’i vihet përballë, e që u keqkuptua qëllimisht, e tjetri në gjuhë të thjeshtëzuar për t’ia rikujtuar PDK-së që mbetet po e vjetra.

Postimi i plotë

Unë dhe Glauku nuk e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin. E kemi thënë të njëjtën gjë, në mënyra tjera. Njëri në përpjekje për të vënë në pah se tash gjendemi në një kontekst të ri politik në të cilin PDK është e parëndësishme që Lëvizja t’i vihet përballë, e që u keqkuptua qëllimisht, e tjetri në gjuhë të thjeshtëzuar për t’ia rikujtuar PDK-së që mbetet po e vjetra.

Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDSOJE! është e pashmangshme. Ne po punojmë që ta sigurojmë këtë, dhe besojmë në vullnetin e qytetarëve dhe punën e Lëvizjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat