Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tahir Tahiri, iu ka kushtuar poezi Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut dhe atij të Bujqësisë, Besian Mustafës.
Në poezinë për Mustafën, Tahiri tregon se si e kishte paralajmëruar se do të rrëzohej nga pushteti shkaku i afërsisë me Agim Veliun, të cilun e quan “dreq”.
Për Avdullah Hotin thotë se e kanë rrëzuar nga pushteti, meqenëse ka mashtruar.
Ndërkohë, për Agim Veliun, thotë se e ka ditur që do ta ketë një “taksirat”, meqenëse e ka nënçmuar Lëvizjen Vetëvendosje, derisa e sugjeron që tash të shëtitet në fshatin Pollatë.
Ndryshe, Tahiri aktualisht mban pozitën e Kryetarit të Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës.