Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka njoftuar se për të hënën është kërkuar që të mbahet seanca e jashtëzakonshme për aprovimin e ligjit për ndarjet buxhetore.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka treguar se këtë thirrje për seancë e kanë nënshkruar mbi 40 deputet.
Postimi i plotë:
Me kërkesë të mbi 40 deputeteve nënshkrues, ditën e Hënë në ora 11:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme për aprovimin e ligjit për ndarjet buxhetore, po ashtu në rend dite është edhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në procedurë.
Pastaj shkojmë në zgjedhje!
