Analisti i çështjeve politike Dardan Islami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, do ta ketë problem gjetjen e një partneri për formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të reja.
Islami ka thënë se skenari i VV-së më Lidhjen Demokratike të Kosovës do të përsëritet, duke parashikuar se partitë e tjera do të bashkohen kundër VV-së, përcjell Bota sot.
Ai ka folur edhe për Vjosa Osmanin, duke thënë se ajo do të përfundoi si PSD-ja.
Postimi i plotë i Islamit në Facebook:
Dilema e partnerit
Partneri i ardhshëm i VV në çdo kohë mundet me ia rrëzu qeverinë, me ia marr kryeministrin ashtu siç ia bëri Isa, Kurtit me Qeverinë Hoti! Sipas GJK, i dyti e fiton të drejtën me formu qeverinë gjithmonë, nëse fituesi i zgjedhjeve dështon në formimin e saj!
Kur kemi parasysh sfidat që e presin Kosovën, gjasat janë që ky skenar të përsëritet, duke i bashkuar përsëri partitë e tjera kundër VV-së, siç ndodh rregullisht para ndonjë presioni ndërkombëtar!
Në këso klime mosbesimi që është krijuar tash e 7 vjet, unë dyshoj që VV do të gjejë partnerë të koalicionit, edhe pse vijat e kuqe tash me i kanë heq, por jo edhe arrogancën!
VV po llogarit në Vjosa Osmanin, por ajo nuk do t’i ketë 25 deputetë që t’i garantojë VV-së qeveri stabile!
Sikur edhe në LDK, ajo vështirë se do të kënaqet duke qenë e dyta, ambiciet e saj politike do të shfaqen neë ballafaqimet e para, dhe atëherë Kurti do ta kuptojë se Vjosa është një “Kali i Trojës”! Dalja e Vjosës nga LDK, mund ta ketë vetëm një përfundim, ngjashëm siç përfundoi PSD!?
#mosutut