Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, ka folur pas lajmeve se ka mos pajtime brenda Lëvizjes Vetëvendosje, për një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës.
Gecaj ka thënë se përplasja e vetme që mund të ndodhë në partinë e Albin Kurtit, do të mund të ishte, nëse ky i fundit i largon nga partia të pakënaqurit, përcjell Bota sot.
Sipas tij, Kurti kështu kishte vepruar edhe me anëtarët e PSD-së.
Postimi i Gecajt në Facebook:
“Mospajtimet brenda VV- së për koalicionin me PDK-në?! – Analistët paralajmërojnë përplasje brenda partisë së Kurtit” …
… tanimë nuk më befasojnë as mediat e as analistët ... përplasja e vetme në LVV do të mund të ishte nëse Kurti do të vendoste ti përplasë jashtë partisë të pakënaqurit, ashtu siç e kishte bërë me fraksionit tanimë të pozicionuar në PSD!