Deputeti i VV-së: Po vjen koha për një fitore me mbi 51%

Aktuale

Deputeti i VV-së: Po vjen koha për një fitore me mbi 51%

Nga: A.Zh Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 20:15
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka, ka thënë se kjo parti do të fitojë me mbi 51% të votave në zgjedhjet e reja.

Ai ka thënë se ka ardhur koha për qeverinë, që buron nga vullneti i popullit, që nuk shantazohet e nuk blihet, përcjell Bota sot.

“Po vjen koha për një qeveri që buron prej vullnetit të pastër qytetar për ndryshim. Një qeveri që nuk shantazhon e blen vota, por as nuk shantazhohet e blihet. Po vjen koha për një fitore me mbi 51%. Lëvizja Vetëvendosje!”, ka shkruar Uka në një postim në Facebook.

Në Kosovë do të mbahen së shpejti zgjedhjet e reja parlamentare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshme qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat