Rexhaj: VV dhe PDK janë pajtuar për koalicion, Kurti kryeministër – ky do të jetë presidenti i ri

Aktuale

Rexhaj: VV dhe PDK janë pajtuar për koalicion, Kurti kryeministër – ky do të jetë presidenti i ri

Nga: A.Zh Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 20:36
Albin Kurti

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë zhvilluar takime qe tre muaj në Shqipëri e Maqedoni për një koalicion qeverisës.

Rexhaj këtë informatë e ka dhënë, bazuar në një burim të tij të mirë informuar, duke thënë se VV-ja ishte pajtuar që në krye të PDK-së të mos vendosej një komandant.

Sipas tij, partitë në parim janë pajtuar që kryeministër të jetë Albin Kurti, ndërsa Enver Hoxhaj të zgjidhet president, përcjell Bota sot.

Ndërsa, Vjosa Osmanit, do t’i ofrohet pozita e kryetares së Kuvendit.

Postimi i plotë i Rexhajt në Facebook:

Sipas një burimi të mirë informuar

Sa ishin ende në Prishtinë H. Thaçi dhe K. Veseli, ishin kujdesur që ta caktonin për kryetar të PDK-së në detyrë E. Hoxhajn, njëherit ata kishin vendosur që i njëjti të jetë edhe bartës i listës së PDK-së për zgjedhje.

Sipas këtij burimi, Thaçi e Veseli dhe Kurti kishin njohuri se GJ. Kushtetuese e kishte vendosur verdiktin, por duhej të mos shpallej në kohën e shkuarjes së tyre në Hagë, por të gjendej momenti që të ndërlidhej me procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas vendimit të Gj. K.

Sipas këtyre informatave në shtator, tetor dhe nëntor kishte takime të shumta në mes njerëzve të PDK-së dhe VV-së në Shqipëri e Maqedoni. Pasi që Thaçi e Veseli kishin pranuar mos me caktuar në krye të partisë asnjë komandant, VV-ja ishte pajtuar që me z. E. Hoxhajn në krye të partisë afrohen mundësitë për marrëveshje për koalicion pas zgjedhjeve. Ne parim kuptohet se VV dhe PDK janë pajtuar që pas zgjedhjeve të ketë koalicion, ku fiton VV dhe ka kryeministrin A. Kurti, ndërsa PDK duhet ta ketë presidentin Enver Hoxhajn, ndërsa zonjës Osmani do t’i ofrohet posti i kryetares së Kuvendit edhe me mundësinë qe ajo mos të pranojë, do të propozohet dikush nga minoritetet jo serbe, ose H. Hyseni që do të jetë në listën e VV-së.

Sipas infos, në ato bisedime janë afruar qëndrimet që në fushate mos të shahen e fyhen, por vetëm sipërfaqësisht të duken se kinse janë ende larg njëri-tjetrit me program e plan qeverisës...

Image
Postimi i Rexhajt në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat