Ngjarjet e fundit në Kosovë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që vota e një deputeti me rastin e votimit të qeverisë Hoti ishte e pavlefshme, me çka krijohen kushtet për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme brenda 40 dite, analisti politik serb Dragomir Angjelkoviç e sheh si “lojë” në regji të Prishtinës, BE-së dhe ShBA-ve, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.
“Faktori perëndimor lejon politikanët shqiptar të bëjnë çfarë të duan. Mendoj se pas kësaj qëndron tentimi i perëndimit për ‘minim’ të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë. Marrëveshje të veçanta për të cilat garant ishte BE, asnjëherë nuk u realizuan nga shqiptarët, përderisa nga Serbia u nxorën një seri lëshime” thotë ai.
Si paradoksale ai q quan komentimin nga BE se qeveria e Kosovës nuk është legjitime, por ajo që ka bërë deri tash është legjitime.
“Me fjalë të tjera, qeveria aktuale në Prishtinë duhet të shkoj por të gjithë atë që bëri mbetet. Shqiptarët edhe më tutje nuk kanë kapacitet të realizojnë ndonjë që pritet nga ata që shkon në dobi të Serbisë, ndërsa Serbia duhet edhe më tutje të bëjë lëshime. Në pyetje është loja e tërë e mashtrimit të Serbisë dhe interesave serbe në të cilën lojë marrin pjesë Prishtina, BE dhe ShBA” thotë Angjelkoviç.
Sipas tij, politikanët shqiptar në Kosovë janë të poçarë edhe ndarë dhe vetëm në një çështje janë unik dhe ajo është “udhëheqja e politikës kundër-serbe dhe separatiste”.
Ata e dinë se me çdo çmim duan të realizojnë “projektin shqiptaro-madh”, por janë të ndarë në atë se kush duhet të jetë në plan të parë, shprehet ai.
"Kosova e ashtuquajtur nuk ka situatë të qëndrueshme dhe stabile politike, a pushtet të fuqishëm, as ndonjë parti politike në që të bëhet e tillë. Ka shumë faktorë që pandërprerë luftojnë, në atë luftë në ekstreme të nxitjes së luftës dhe shovinizmit sepse e dinë se ashtu fitojnë pikë të lehta politike” komenton ai.
Kriza institucionale në Kosovë dhe rrëzimi për herë të dytë i qeverisë së Prishtinës brenda një viti e gjysmë nuk ka pse të shqetësojë Serbinë.
Serbia konsideron ai menjëherë duhet te ndalet në lëshimet e mëtutjeshme.
“Serbia duhet në mënyrë energjike të vendos të gjitha ato institucione që kishte në veri në vitin 2013 deri në marrëveshjen e Brukselit. Ky është fakti i fundit se marrëveshja e Brukselit absolutisht është e ‘vdekur’” konsideron ai.