Ish-ministri i financave nga radhët e VV-së, Besnik Bislimi kishte thënë se mbështetja për VV po rritet shumë, sa që e ka quajtur rritje të frikshme dhe ka një javë që nuk po e zë gjumi duke menduar se si t’u përgjigjen pritshmërive të qytetarëve.
Për këtë, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka ironizuar me Bislimin.
Sipas Behramajt, në Vetëvendosje edhe bioritmin e kanë të mbrapshtë.
“Sa ishte ministër, Besnik Bislimi veç flinte. Tash në opozitë me nga pesë netë nuk flen. Në Vetëvendosje edhe bioritmin e kanë të mbrapshtë” ka shkruar Behramaj në Facebook.