Behramaj ironizon me 51% e VV-së: Mirë është me ju thënë papagallëve...

Aktuale

Behramaj ironizon me 51% e VV-së: Mirë është me ju thënë papagallëve...

Nga: A.Morina Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:13
Foto Ilustrim

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka ironizuar me deklaratat e anëtarëve dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përqindjen e votave të cilat pretendojnë të i fitojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Behramaj  drejtua me një pyetje ironizuese, a është rritur more Vetëvendosje edhe sot ndonjë përqind?

"Qysh e patën rritur veten në 51% përqind sa ishin në Qeveri, për ta frikësuar LDK-në që të mos i rrëzonte, qashtu kanë mbetur. Mirë është me ju thënë papagallëve të vet, që në sondazhe dhe nëpër studio televizive ta rrisin edhe pak, se prej 25 marsit nuk është në rregull të vendnumërojnë me përqindje", shkroi Behramaj në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Athua a është rritur more Vetëvendosje edhe sot ndonjë përqind? Qysh e patën rritur veten në 51% përqind sa ishin në Qeveri, për ta frikësuar LDK-në që të mos i rrëzonte, qashtu kanë mbetur. Mirë është me ju thënë papagallëve të vet, që në sondazhe dhe nëpër studio televizive ta rrisin edhe pak, se prej 25 marsit nuk është në rregull të vendnumërojnë me përqindje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat