Ardian Gjini: Ju garantoj se asnjë parti nuk i fiton 51%

Aktuale

Ardian Gjini: Ju garantoj se asnjë parti nuk i fiton 51%

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:39
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se nuk beson që ndonjë parti në Kosovë e ka të mundur të fitojë 51% të votave.

Ai thotë se kjo është për shkak të sistemit politik të ndërtuar në Kosovë.

“Ju garantoj se asnjë parti nuk i fiton 51% në Kosovë”, ka thënë ai.

“Në sistemin tonë që kemi nuk fiton askush 51%. Ky është sistemi jonë politik. Jemi një parti që synon pushtetin. Normalisht pajtohemi edhe po të mbetemi në opozitë. Kemi qenë shpesh edhe aty, por edhe në pozitë. I dimë rolet dhe futemi në këto zgjedhje të sigurt”, shtoi ai në emisionin dPT te Fidani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat