Deputeti Agon Batusha uron Krishtlindjet

Aktuale

Deputeti Agon Batusha uron Krishtlindjet

Nga: D.RR Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:29
Agon Batusha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka uruar Krishtlindjet nga Kisha E Zojes Rruzare-Bishtazhin të Gjakovës, përcjellë “Bota sot”.

Ai uron dhe beson se këto Krishlindje do të jenë fillimi i një viti që do të sjellë shpresë për ndryshim, për një jetë më sociale dhe të begat.

Ai thekson se kombi shqiptarë gjithmonë i ka festuar bashkë festat me njëri-tjetrin.

Postimi i tij:

Gëzuar dhe për shumë mote Krishtlindjen!

Nga Kisha E Zojes Rruzare-Bishtazhin të Gjakovës, uruam Krishtlindjen për gjithë besimtarët e krishterë.

Pandemia si rrezik shëndetësor dhe jetësor, vështirësit ekonomike dhe rëndimi i gjendjes sociale na shoqëruan gjatë këtij viti. Por, uroj dhe besoj që këto Krishlindje do të jenë fillimi i një viti që do të sjellë shpresë për ndryshim, për një jetë më sociale dhe të begat, mbi gjitha uroj shëndetin për bashkqytetarët tanë.

Kombi ynë gjithmonë kemi festuar bashkë festat e njëri-tjetrit. Bashkë edhe kemk rezistuar, luftuar, jemi ngritur dhe kemi besuar në të ardhmen më të mirë për kombin tonë. Bashkë do t'ia dalim edhe kësaj radhe. @ Gjakova

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat