Qytetarët e Kosovës të cilët nuk po respektojnë masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë dënuar nga Policia e Kosovës, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 543 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.
Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.
Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.