Deputeti Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi kur ishte më i ri.
Ai ka thënë se në fillim të karrierës së tij në Zvicër, ai shkonte në atë vend që ishte vendi i tij i fshehtë, për t'u çlodhur, larg stresit dhe shqetësimeve, përcjell Bota sot.
Pacolli ka thënë se mungesa për familjen e tij në Kosovë ishte e madhe.
Ai ka shtuar se në një ditë pushimi si kjo, e mendon atë kohë.
Postimi i tij i plotë:
Në fillim të karrierës sime në Zvicër, ky ishte vendi im i fshehtë ku vija për t'u çlodhur, larg stresit dhe shqetësimeve. Mungesa për familjen time në Kosovë ishte e madhe. Në një ditë pushimi si kjo, po mendoj edhe për këtë kohë.