Gazeta “Bota sot” ka mësuar nga burimet brenda LDK-së se nesër në ora 10:00 do të mbahet mbledhja urgjente e LDK-së, ku do të diskutohet për emrin e kandidatit për kryeministër.
Të njëjtat burime i kanë thënë gazetës se kjo mbledhje është paraparë të mbahet të hënën, por për shkak të disa zhvillimeve brenda partisë, është vendosur të mbahet nesër.
Në këto zgjedhje LDK-ja nuk do ta ketë në radhët e veta Vjosa Osmanin.
Ndryshe, qeverinë Hoti e shkarkoi Gjykata Kushtetuese të hënën që shkoi.