Mustafë Bajrami: Albinizimi, fryma gjithëpopullore që nuk mund të ndalet!

Aktuale

Mustafë Bajrami: Albinizimi, fryma gjithëpopullore që nuk mund të ndalet!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:31
Mustafë Bajrami dhe Albin Kurti

Anëtari më i ri i Vetëvendosjes, prof..dr. Mustafa Bajrami, thotë se një fenomen i ri po ndodhë në Kosovë, sepse askush nuk po dyshon se cila parti do ti fitojë zgjedhjet.

Bajrami ka shkruar në Facebook se kush i fiton zgjedhjet po dihet paraprakisht dhe askush nuk po e konteston fitoren e Vetëvendosjes.

Tutje shkruan ai se fenomeni i ri në Kosovë është  albinizmi, fryma gjithëpopullore përtej të qenurit vetëm parti politike.

“Kjo është diçka e re, sidomos për Kosovën. Këtë unë e quaj fenomeni i albinizmit. Albinizmi pra fryma gjithëpopullore përtej të qenurit vetëm parti politike. Diçka që i tejkalon përmasat edhe të kohës së Ibrahim Rugovës. Jo të LDK-së. Po them, të Ibrahim Rugovës”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Postimi i plotë i Mustafa Bajramit:

Një fenomen i ri po ndodhë në botën shqiptare. Me epiqendër në Kosovë. Askush më nuk po dyshon se cila parti do t’i fitojë zgjedhjet. Po dihet paraprakisht. Askush më nuk po e konteston fitoren e Vetëvendosjes. Po flitet vetëm për atë se a thua sa mbi 51% do të fitohen zgjedhjet.

Kjo është diçka e re, sidomos për Kosovën. Këtë unë e quaj fenomeni i albinizmit. Albinizmi pra fryma gjithëpopullore përtej të qenurit vetëm parti politike. Diçka që i tejkalon përmasat edhe të kohës së Ibrahim Rugovës. Jo të LDK-së. Po them, të Ibrahim Rugovës.

Kjo frymë gjithëpopullore që ka marrë dhenë, po manifestohet me një lidhje të paparë dhe shumë të ngushtë të njerëzve me liderin e tyre. Kjo frymë ka prekur të gjitha rrafshet, nivelet dhe segmentet e shoqërisë kosovare. Ka gjasë të përhapet në të gjitha trojet shqiptare….!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat