Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar rangimin e komunave përkatëse në Kosovë sipas zonave.
Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, në zonën e kuqe (mbi 150 raste të COVID-19 brenda 7 ditësh), këtë javë janë 8 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku.
Në zonën e verdhë (prej 76-150 raste të regjistruara të COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh) janë 11 komuna: Kamenica, Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.
Ndërsa në zonën e gjelbër (deri në 75 raste të regjistruara të COVID-19 brenda 7 ditësh në 100. 000 banorë) janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.
Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdoj.