Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur 8 persona.
Sipas IKSHPK-së, rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Prishtinë 2 raste (77, 68 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (77 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.298 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 538 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181.