Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se gazetari Valon Syla, është i frustruar nga fitorja e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Sipas Loshit, fitorja e Kurtit është bërë e mundshme nga mërgata shqiptare, përcjell Bota sot.
Loshi ka theksuar se ai e përkrah Kurtin, ndërsa personat si gazetari Syla “le ta marrin malin”.
Postimi i Loshit në Facebook:
Mos e merrni barrën e huaj. Valon Syla është i frustruar nga fitorja e Albin Kurtit që është bërë e mundshme nga mërgata shqiptare. Gërnaçi i Valon Sylës jam pikërisht unë që kam përkahur Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen dhe nuk je ti qe përkrah Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin. Por, unë e dënoj dhunën dhe vazhdoj ta përkrah Albin Kurtin derisa Valon Sylat ta marrin malin!