Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka lajmëruar se ambasadori, Gjergj Dedaj është shëruar nga koronavirusi.
Dedaj që nga nesër mund t’i kthehet detyrave të tij diplomatike.
Ambasadori kosovar falënderuar personelin mjekësor për kujdesin.
Postimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Maqedoni të Veriut:
Ambasadori Dedaj u shërua nga COVID-19!
Ambasadori i Republikës së Kosovës, ne Shkup, Sh.T.Gjergj Dedaj, është njoftuar nga institucionet e Republikës së Maqedonisë se Veriut, se është shëruar nga virusi COVID-19, dhe se mund t’i kthehet detyrave dhe përgjegjësive në misionin e tij diplomatik, në krye të Ambasadës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut!
Ambasadori Dedaj ka falënderuar personelin mjekësor te RMV, familjaret, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata të cilët e inkurajuan dhe e mbështeten, në këtë sfide tre javore për shëndetin e tij!